I priti penalltinë Insinjes, Etrit Berisha tregon sekretin

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 09.05.2022, 19:22

Etrit Berisha po kalon një sezon fantastik në Serinë A pasi është kthyer në një titullar të padiskutueshëm te Torino. Edhe në këtë fundjavë, ndonëse skuadra e tij nuk ia doli të merrte pikë ndaj Napolit, gardiani shqiptar u paraqit mjaft mirë.

Napolitanët fituan me shifrat 1-0, në një sfidë ku kapiteni i përfaqësueses shqiptare shkëlqeu edhe duke i pritur në penallti Lorenco Insinjes. Një penallti të cilën ai tregoi se e kishte nuhatur me kohë, pasi kishte studiuar mirë fantazistin e Napolit në tentativat e mëparshme para këtij dueli.

Berisha tha:

E kam studiuar dhe vendosa të hidhesha në krahun tim të djathtë pasi 5-6 penalltitë e fundit i kishte dërguar në atë kënd. Më ndihmoi pak edhe fati, pasi nuk ishte e thjeshtë të arrije atë top.

VIDEO minuta 1:30

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit