Grupi Kumanova nga burgu: S’jemi pishman, ideali ynë është bashkimi kombëtar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.05.2022, 18:03

Pjesëtarët të grupit të Kumanovës, të akuzuar e dënuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015, ndjehen ende krenarë për atë çfarë bënë 7 vjet më parë.

Në një lidhje direkte në Frontal të T7, dy nga pjesëtarët e këtij grupi thanë se nuk ka përfunduar synimi i tyre për bashkimin kombëtar.

Në përvjetorin e 7-të të asaj që ata e quajnë “beteja e Kumanovës”, njëri nga të dënuarit tha se nuk është penduar.

“Asnjëherë në jetë nuk i bimë pishman dhe ideali ynë është dhe do të jetë gjithmonë bashkimi i tokave shqiptare”, tha ai.

“Me ditë se asnjëherë nuk do të dalë nga burgu, unë do ta mbrojë UÇK-në edhe nga burgu”.

Ai e konsideron kryengritje atë përleshjen dyditëshe të vitit 2015 ku janë vrarë 8 pjesëtarë të forcave policore dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.

Për veprën terrorizëm ishin akuzuar gjithsej 37 persona, prej të cilëve 7 me burg të përjetshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit