Daja ia lyp nipit 45 mijë euro, pasi pleqtë e fshatit thanë se gruaja e tradhtoi me nip

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.05.2022, 16:13

Një person është detyruar t’ia jap dajës së tij 45 mijë euro, për shkak se pleqtë e fshatit e kishin dënuar atë në bazë të traditave, duke e akuzuar se kishte një lidhje dashurie me gruan e këtij të fundit.

Në artikullin e publikuar nga gazetasinjali thuhet se ky rast ka ndodhur në fshatin Carallukë të Malishevës, dhe se çdo gjë filloi të bëhet e ditur prej momentit kur gruaja e përfshirë, kishte shkuar në polici dhe kishte deklaruar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, pasi ai i kishte thënë se ajo e kishte tradhtuar.

Personi me të cilin akuzohej se gruaja e tradhtoi bashkëshortin e saj ishte nipi i familjes së këtij të fundit. Për t’i rregulluar raportet familjare, në emër të nderit, nipi u detyrua të paguajë. Pleqtë e lagjes ia shqiptuan atij një dënim, duke e detyruar të paguajë 45 mijë euro, si dëmshpërblim për kthim të nderit të familjes.

Vjehrri i saj e ka pranuar se pleqtë e lagjes e kanë dënuar nipin e familjes me 45 mijë euro, duke u pajtuar që kjo shumë e parave të paguhet dy herë radhazi, pjesa e parë prej 25 mijë eurosh në ditën e gjykimit me Kanun, kurse 20 mijë euro të tjera të paguhen më 10 gusht, thuhet në artikull.

Në raportin 24 orësh të policisë flitet për një rast detyrimi në Malishevë, por nuk janë dhënë detaje nëse bëhet fjalë për të njëjtin rast.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se ishte detyruar nga i dyshuari mashkull kosovar që të paguajë një shumë parash lidhur me një mosmarrëveshje. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhte në raport.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit