Shpërthim në parkingun nëntokësor në Prishtinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.05.2022, 14:16

Nuk ka asnjë të lënduar pas shpërthimit të një bombole gazi në vendin ku po ndërtohet parkingu nëntokësor në Prishtinë.

Shpërthimi ka ndodhur më parë derisa po punohej ndërsa është dëgjuar në zonën përreth këtij lokacioni, kanë treguar disa dëshmitarë.

Ndërsa punonjës në këtë vendpunishte në oborrin e Universitetit të Prishtinës kanë konfirmuar KosovaPress-it se nuk ka asnjë të lënduar si pasojë e këtij shpërthimi dhe se nuk i dinë shkaqet e këtij shpërthimi.

Aktualisht në vendin ku po ndërtohet parkingu nëntokësor punimet po vazhdojnë normalisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit