Kilian Mbappe drejt Madridit, Reali i ofron shifrën stratosferike

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 09.05.2022, 13:58

Kilian Mbappe duhet të vendosë të ardhmen e tij. Sulmuesi duhet të zgjedhë mes klubit aktual, kampionëve të Francës ose Realit të Madridit. Mediat spanjolle kanë bërë me dije se këtë javë pritet një takim mes kampionëve të Spanjës dhe përfaqësuesve të sulmuesit francez.

Në pritje të këtij takimi, gazeta spanjolle “El Pais”, ka shkruar se Reali i Madridit ka kaluar çdo limit me sulmuesin në përpjekjet e veta për ta joshur të zgjedhë Madridin. Kjo gazetë ka theksuar se pas suksesit të Realit në Ligën e Kampioneve kundër PSG-së, klubi spanjoll i ka bërë ofertën e fundit Mbapesë: 180 milionë euro në dorë, 40 milionë euro neto në sezon dhe 50% të të ardhurave nga e drejta e imazhit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit