Sela: E vërteta e skendarit “Lagja e Trimave” do të mbetet përkushtimi kryesor i ASH-së

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.05.2022, 12:11

“Në këtë datë, para 7 viteve, vendi dhe Evropa u zgjuan me raportime për luftime në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku u vranë 10 pjesëtarë të grupit të armatosur dhe 8 pjesëtarë të forcave policore. Shumë shtëpi u shkatërruan, banorët përjetuan tmerr, ndërsa fëmijët ende vuajnë traumat”.

Kështu lideri i ASH-së, Ziadin Sela kujton ngjarjet në lagjen e Trimave që ndodhën më 9 dhe 10 maj të vitit 2015.

Në vend të zbardhjes së rastit, siç shton Sela, shteti shkel çdo ditë të drejtat elementate të të burgosurve të garantuara me ligj, siç janë e drejta për vizita të familjarëve si dhe fundjava e lirë.

Ai u bënë thirrje të gjitha institucioneve kompetente, të respektojnë ligjet, konventat ndërkombëtare dhe Kushtetutën e vendit.

“E vërteta dhe drejtësia për këtë skenar do të mbeten përkushtimi kryesor i Aleancës për Shqiptarët” është porosia e Selës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit