Qytetarët të bllokuar në parkingun e TEG-ut: Shpresojmë të dalim në mëngjes për të ikur në punë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.05.2022, 21:04

Trafiku është i bezdisshëm dhe i lodhshëm për të gjithë por kur zgjat shumë kthehet në stres të madh. Edhe në qendrat tregtare ku qytetarët shkojnë për të kaluar kohën e lirë përballen me një trafik të madh. Në TEG ditën e sotme, qytetarët janë përballur me një trafik tejet të rënduar brenda parkingut të qendrës tregtare.

Një qytetar i cili ka denoncuar në redaksinë tonë këtë trafik të papërballueshëm shprehet se kanë më shumë se gjysmë ore të bllokuar ndërsa nuk dihet nëse do të mund të dalin deri nesër në mëngjes.

Mesazhi i qytetarit:

Psh JOQ. Kemi gjys ore tek parkingu i TEG. Shpresojm te dalim deri neser ne mengjes qe te ikim ne pun. Flm . Anonim

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit