“Rasti i Kumanovës”, 13 të burgosur kërkojnë transferimin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.05.2022, 16:00

Kërkesat e shtetasve kosovarë të dënuar në rastin “Lagja e Trimave” akoma janë duke u proceduar në Ministrinë e Drejtësisë. Nuk dihet kur pritet komunikimi zyrtar i dikasterit të Drejtësisë me autoritete kosovare, veprim ky i cili duhet të rezulton me marrëveshje mes dy vendeve. Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu thotë se procedura është akoma në fazën e komunikimit ndërinstitucional brenda vendit.

“Sigurisht që është një procedurë e stërrngarkuar. Do të duhet të duhet të komunikohen institucionet brenda vendit tonë, pastaj të dërgohet në shtetin e Kosovës dhe gjithçka do të varet nga marrëveshja që duhet arritur mes dy vendeve, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës”, tha Agim Nuhiu, Zëvendësministër i Drejtësisë

Procedura për transferim në Kosovë nisë me kërkesë individuale të të burgosurit deri tek Ministria e Drejtësisë. Kjo e fundit kërkon nga policia të di nëse i dënuari që kërkon transferim gëzon shtetësi vendase ose jo. Të dënuarit kërkesat për transferim i kanë dorëzuar përmes avokatëve mbrojtës. Avokati Naser Raufi ka nisur 6 kërkesa, Artene Ademi gjithashtu 6 kërkesa, 5 për në Kosovë dhe një për në Shqipëri, ndërsa Mefail Arsllani një kërkesë.

Transferim nuk duan të dënuarit Hajrush Avdija, Shefqet Hallaqi dhe Valdet Zekaj. Ky i fundit është i dënuar me burgim të përjetshëm. Kushti për realizimin e transferimit të personave të dënuar, sipas marrëveshjeve bilaterale të nënshkruara mes qeverive të tri shteteve, konventave ndërkombëtare dhe Konventës Evropiane për transferimin e personave të dënuar e nënshkruar në Strasburg në vitin 1997 është njohja e akuzës dhe vendimit gjyqësorë,raporton alsat.

Për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë, Gjykata Penale në vitin 2017 dënoi 37 persona me 746 vite burg, 7 prej tyre me burg të përjetshëm. Nga të dënuarit, 16 prej tyre janë shtetas të Kosovës, një shtetas i Shqipërisë, një shtetas gjerman ndërsa të tjerët shtetas të Maqedonisë së Veriut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit