Ta mbyllë me trofe, Ibrahimovic gati të “varë këpucët në gozhdë”

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 08.05.2022, 15:43

Zlatan Ibrahimoviç mund të largohet nga futbolli i luajtur në fund të sezonit. Në moshën 40-vjeçare, ylli i Milanit duket drejt ditëve të tij të fundit në këtë sport, siç bëjnë me dije mediat italiane. Në ndeshjen e radhës me Veronën, Zhiru pritet të nisë sërish si titullar, me formën e suedezit që do ta mbajë atë përsëri në stol.

Sipas “Corriere della Sera”, lamtumira e tij nga futbolli i luajtur mund të vijë që në fund të këtij sezoni, me fitimin e kampionatit që do të ishte mbyllja e duhur e një karriere të gjatë dhe fantastike. Gjithsesi të presim vendimin e suedezit pas 3 javëve të fundit kampionat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit