Nokaut i frikshëm, Chandler shpërfytyron Tony Fergusonin me një goditje

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 08.05.2022, 14:58

UFC vazhdon të dhurojë speakël, teksa edhe ndeshja e fundit e Michael Chandler ndaj Tony Ferguson solli një episod që po bën xhiron e mediave. Chandler fitoi me nokaut, pasi rrëzoi Fergusonin falë një goditje brutale që i dha në fytyrë me këmbën e tij të djathtë.

Nokauti që Chandler i dha Fergusonit erdhi vetëm pas 17 sekondave të zhvilluara në raundin e dytë. Ish-kampioni i peshave të lehta, Tony Ferguson mbeti pa ndjenja në ring, ndërsa fytyra e tij u deformua e gjitha nga goditja e fortë që i dha Chandler.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit