Sot mbahet takimi i fundit në mes SASHK-ut dhe MSH-së

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.05.2022, 14:03

Sot do të mbahet takimi i fundit ndërmjet Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i sindikatës, Jakim Nedellkov përmes rrjeteve sociale.

“Sot në ora 18:00 do të mbahet takimi i fundit i punës në mes të SASHK-ut dhe MASH-it të planifikuar përmes aplikacionit ZOOM. Për rezultatin e negociatave do të njoftoheni me kohë përmes një komunikate për media”, ka njoftuar Nedellkov në Facebook.

Më herët, të dyja palët thanë se kishte përparim, por ishte i ngadaltë.

Anëtarësia e sindikatës hodhi poshtë ofertën e fundit të qeverisë për një rritje page prej 12 për qind. Mësimdhënësit kanë protestuar para selisë së SASHK-ut dhe kanë kërkuar që Nedellkov të mos devijojë nga kërkesa fillestare, që është rritje e pagave prej 18.4 për qind.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit