VMRO-DPMNE porosi Kovaçevskit: Mos e dëgjo Zaevin, eja në zgjedhje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.05.2022, 09:39

“Mos e dëgjo Zaevin, eja në zgjedhje”, është kjo thirrja e sotme e VMRO-DPMNEsë drejtuar kryeministrit Dimitar Kovaçevski.

VMRO përmes një kumtese të sotme, i dërgon porosi Kovaçevskit se nuk është i aftë të nxjerë vendin nga kriza dhe e thërret të shkojnë në zgjedhje,raporton zhurnal.

“Edhe vet Kovaçevski është i vetëdijshëm se nuk mund ta nxjerrë shtetin nga kriza, le të mos e dëgjojë Zaevin – eja të dakordojmë datë për zgjedhje. Maqedonia gjendet në disa kriza, ajo energjetike e cila është shkaktuar nga krimi dhe paaftësia e udhëheqësve në energjetikë dhe Qeveri, ekonomike e cila është rezultat e mos planifikimit në kohë, paaftësisë dhe krimit. Që të dyja janë rezultat i LSDM-së dhe BDI-së. Ato nuk mund të jenë zgjidhje. Sepse nuk dinë dhe nuk kanë plan”, thonë nga DPMNE.

Sipas tyre, në energjetikë ka gaz të shtrenjtuar, derivate të shtrenjtuara, sepse pushteti nuk e ka pranuar propozimin e DPMNE-së për uljen e akcizave për 50%.

“Kovaçevski të mos e dëgjojë Zaevin, i cili ka interes të kalojë periudhë më të gjatë nga ikja e tij me shpresë se do të harrohet në krimet e tij, dhe të pranojë zgjedhje të parakohshme.

Nga data e marrëveshjes deri në zgjedhje, VMRO-DPMNE ofron 4 ekipe ekspertësh të cilët do të ndihmojnë që shteti të menaxhojë me pasojat nga kriza”, thuhet në komunikatën e sotme të VMRO-DPMNE-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit