Dyshime për trukim në Angli, skuadra shënon 7 gola që kundërshtari mos ngjitej një kategori më lart

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 08.05.2022, 08:12

Një skenë e pazakontë ka ndodhur në futbollin anglez, konkretisht në ligën e dytë. Bristol Rovers dhe Northampton po luanin në të njëjtën orë për biletën e fundit që të ngjiste në një Kategori më lartë, por ndaj kundërshtarëve të ndryshme. Northampton e mbylli më herët ndeshjen dhe fitoi 1-3 ndaj Barroë. Ndërkohë për shkak të ndalesave të shumta, në përballjen e Bristol Rovers kishte shumë minuta shtesë. Bristolit i duhej me patjetër një fitore me 7 gola diferencë për të kaluar Northampton.

Por ky nuk është një problem për këtë skuadër që arriti të fitonte me shifrat 7-0 ndaj Scunthorpe. I gjithë tensioni ishte te lojtarët e Northampton dhe tifozët e tyre. Menjëherë pas mbylljes së takimi, futbollistët janë shtrirë në tokë duke hapur telefonin për të ndjekur rezultatin e rivalëve të tyre, duke kërkuar një gol të vetëm të Scunthorpe që do t’i ngjiste në League One. Tifozët ishin bërë gati gjithashtu për të festuar, por rezultati në ndeshjen tjetër i prishi të gjitha planet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit