Në Shkup plagoset një shtetas i Maltës, katër persona e kanë sulmuar dhe i kanë marrë paratë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.05.2022, 21:40

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pak para mesnatës, një shtetas i Maltës është therrur me mjet të mprehtë dhe më pas është grabitur.

Shtetasi i Maltës është sulmuar nga ana e katër personave në Banjën e Katllanovës në Shkup.

“Me datë 06.05.2022, në ora 23:15 në SPB Shkup, M.K.(31) nga Malta, me banim në Shkup, ka raportuar se rreth orës 22:30 në afërsi të Banjës së Katllanovës, katër persona e kanë sulmuar me mjet të mprehtë, e kanë plagosur dhe i kanë marrë para”, njoftojnë nga MPB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit