39-vjeçarja dënohet me 6 muaj burg, shpoi prezervativët e partnerit për të ngelur shtatzënë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 06.05.2022, 22:54

Një grua në Gjermani është dënuar me gjashtë muaj burg pasi u akuzua për hapjen e disa vrimave në prezervativët e partnerit të saj. Gruaja, e cila dëshironte të mbetej shtatzënë, shpoi prezervativët e partnerit të saj pa lejen e tij.

Një grua 39-vjeçare gjermane është dënuar me gjashtë muaj burg pasi sabotoi prezervativët e përdorur nga partneri i saj 42-vjeçar për të mbetur shtatzënë (foto e paraqitur nga modelet)

Gjykata në Gjermani tha se çarja i një prezervativi qëllimisht, përpara një akti seksual është e padrejtë, pasi nuk respekton dëshirën e personit që nuk do të ketë një fëmijë.

Gruaja u paraqit në gjykatë në qytetin gjerman të Bielefeld, ku ajo bëri histori ligjore në vend sipas gjyqtarit Astrid Salewski.

Gruaja 39-vjeçare ishte e lidhur me nje burrë 42 vjeç, por vetëm për marrëdhënie intime. Ajo ishte e mërzitur që nuk ia kishte mbushur dot mendjen partnerit për të pasur një fëmijë dhe për këtë arsye ka ndërmarrë këtë veprim.

The 8 Best Condoms of 2022

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit