Gjest i veçantë nga skuadra e Romës, dhuron bileta falas për tifozët që vuajtën humbjen ndaj Bodo Glimt

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 06.05.2022, 13:41

Roma u kualifikua për në finalen e madhe të Ligës së Konferencës, e cila do të zhvillohet në Tiranë, më 22 maj në stadiumin “AIR Albania” në orën 21:00 ndaj skuadrës së Fejnordit.

Skuadra verdhekuqe arriti të triumfonte minimalisht 1-0 ndaj Leistërit në stadiumin “Olimpico” falë golit të britanikut Tami Abraham, duke prerë biletën për në finalen e madhe të Tiranës.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Roma ka bërë një gjest human ku për në ndeshjen finale ndaj Fejnordit që do të luhet në “AIR Albania” do t’i dhurojë falas biletat për 166 tifozët që ndoqën verdhekuqtë në humbjen turpëruese 6-1 në muajin tetor në transfertën norvegjeze të Bodo/Glimtit, ku fansat e Romës sfiduan temperaturat në atë ndeshje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit