Ngjason me Kaka, Milani tenton Joao Felix

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 06.05.2022, 09:03

Pronarët e rinj të Milanit që mund të marrin ekipin në fund të sezonit, mendohet të kenë një plan për të investuar shuma të mëdhaja që në merkaton e verës, ku ëndrra e tyre e madhe për sulmin është sulmuesi i Atletiko Madrid, Zhoao Feliks.

22-vjeçari që ngjason nga pamja por edhe nga stili i lojës me brazilianin Kaka, u ble për 126 milionë euro nga Atletiko Madridi në vitin 2019, por mungesa e qëndrueshmërisë në formën e tij ka bërë që Simeone mos ta konsiderojë më si të paprekshëm.

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, Milani do të ishte i gatshëm t’i ofronte portugezit një kontratë 5-vjeccare me një pagë më të lartë nga ajo që merr aktualisht te Atletiko. Problemi i vetëm i kuqezinjve do të ishte gjetja e dakortësisë për shumën e transferimit me “Los Colchoneros” që nuk do të pranonin asnjë ofertë poshtë 100 milionë eurove.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit