Përcaktohen sonte finalistët e Europa League dhe Conference League

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 05.05.2022, 08:31

Kompeticionet europiane të futbollit vazhdojnë edhe sonte, me Europa League në fokus kryesor, por edhe me Conference League. Në kuadër të këtyre dy kompeticioneve luhen gjysmëfinalet e kthimit, për nga dy bileta që çojnë në finale. Në Europa League, Eintracht Frankfurt pret skuadrën e West Ham, ndërsa Leipzig luan në transfertë kundër Rangers.

Frankfurt ka një epërsi prej 2-1 nga ndeshja e parë, ndërsa Leipzig ka fituar 1-0 në takimin e parë ndaj Rangers. Në kuadër të Conference League luhen ndeshjet Roma – Leicester dhe Marseille – Feyenoord. Të katërta sfidat zhvillohen në orën 21:00.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit