Tifozi me flamur shqiptar ndërpret ndeshjen e Championsit dhe shkon të takojë Benzema

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 05.05.2022, 07:41

Një episod i veçantë ka ndodhur në shtesën e ndeshjes mes Real Madrid dhe Mançester Sitit në “Santiago Bernabeu”. Një tifoz ka hyrë në fushën e lojës duke shpalosur më pas flamurin kuqezi.

Tifozi, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, veproi me shpejtësi për të nxjerrë flamurin që kishte fshehur poshtë bluzës teksa “dribloi” Militaon i cili u mundua ta ndalte. Tentativa e forcave të sigurisë ishte e kotë, pasi ata nuk arritën ta kapnin, me një prej tyre që rrëshqiti mes brohoritjeve të tifozëve në “Santiago Bernabeu”.

Më pas, ai iu drejtua Benzema dhe shkoi të përqafonte francezin. Vetëm në atë moment u arrit nga forcat e sigurisë të cilat e neutralizuan dhe e shoqëruan jashtë stadiumit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit