“Ka shenja të tjera në fyt”, detaje nga ekspertiza e vdekjes së 31-vjeçarit në Kavajë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.05.2022, 00:37

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Komisariatin e Policisë në Kavajë dhe humbi jetën 31-vjeçari Ilvi Meta. Mësohet se pas ekspertizës së kryer janë gjetur shenja të tjera në fytin e të riut i cili dyshohet të jetë vetëvarur. Por këto shenja mendohet se nuk janë shkaktuar vetëm nga vetëvarja.

Pritet njoftimi i plotë e ekipit të ekspertizës për të zbuluar shkakun e saktë të vdekjes së tê riut i cili u arrestua për një vjedhje në një banesë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit