Përmbysje e çmendur e Realit, gjen Liverpoolin në finalen e Championsit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 04.05.2022, 23:43

Real Madridi në finale. Ndeshja e dytë gjysmëfinaliste, Real Madrid-Mancester Siti ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultatin 3-1. Madrilenët kanë bërë një përmbysje të çmendur, pasi City po udhëhiqte 1-0 deri në fundin e ndeshjes kur ndodhi surpriza e madhe.

Sfida ka shkuar në shtesë pasi Reali përmbysi gjithçka brenda dy minutash me Rodrigon që shënoi në minutat 89 dhe 91. Me fillimin e shtesës, Benzema realizoi nga pika e bardhë e penalltisë për 3-1 që ishte edhe rezultati përfundimtar i takimit. Në finale, Real Madridi gjen Liverpoolin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit