Çmenduri e Real Madridit, përmys Cityn për 2 minuta dhe çon ndeshjen në shtesë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 04.05.2022, 22:58

Reali i Madridit po luan aktualisht në “Santiago Bernabeu” ndaj Mançester Sitit në sfidën e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku pritet të vendoset finalisti tjetër që do të përballet me Liverpulin në Paris. Aktualisht kanë përfunduar 90 minutat dhe ndeshja ka shkuar në shtesë.

Siti po fitonte deri në minutën e 89 me rezultatin 1-0, por dy gola për dy minuta të Rodrigos përmbysën ndeshjen dhe e çuan atë në shtesë. Spektakli vijon ende...

REAL MADRID – MANÇESTER SITI 2-1

Rodrigo 89′ 91′ Mahrez 73′

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit