Altin Goxhaj: Ilvi Metën e vranë duke e torturuar që të pranonte fajin që s’e kishte bërë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.05.2022, 22:19

Pasditen e sotme Ilvi Meta u gjet i vetëvarur në qelinë e Komisariatit të Kavajës pasi akuzohej për vjedhje. Por vdekja e tij ka ngjallur shumë dyshime te familjarët dhe miqtë e 31-vjeçarit të cilët hedhin akuza ndaj policisë për dhunën që mund të kenë ushtruar ndaj të riut. Edhe avokati i njohur Altin Goxhaj ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje tragjike dhe kërkon që nesër në orën 19:00 të protestohet para Ministrisë së Brendshme. Avokati Goxhaj thotë se i riu ështê torturuae e vrarë nga policët që të pranonte një faj që nuk e kishte bërë.

Reagimi i plotë i avokatit Altin Goxhaj:

Ju lutem shpërndajeni sa më shumë!

NUK U VETËVRA POR E VRANË DUKE E TORTURUAR QË TË PRANONTE FAJIN QË NUK E KISHTE BËRË! Nesër do të ndezim qirinj për homazh në 19:00 para Ministrisë së Brendshme!

Thirrje nga Avokati Altin Goxhaj Vs Qeveriu

Mbani mend si thanë për Klodjan Rashën pasi e ekzekutuan? “Kishte armë, polici e qëlloi për vetëmbrojtje, ishte me preçedent penalë, ishte dënuar për pengmarrje”.

28 VJEÇARI ILVI META ËSHTË VRARË NGA POLICËT DUKE U TORTURUAR QË TË PRANONTE NJË VJEDHJE QË NUK E KISHTE BËRË!!!

Përse duhet të vriste veten një hajdut? E vrau ndërgjegja?

A besohet kjo polici që ka dhënë prova që të vret natën dhe të qan ditën, që të hedh në rrugë pistoletën për të fajësuar, që të shpik preçedent penal? Sa veta po vrasin veten në burgje? Sa veta proçedohen për dhunë ndaj policisë pasi janë masakruar dhe gjakosur nga policia për të mos i lënë të kallzojnë policinë?

Unë isha në gjyq sot për protestuesit e Dhjetorit 2020 për Klodjan Rashën ku Nderim Kurti u masakrua dhe u gjakos nga policia duke i thyer edhe celularin dhe u mbajt 30 ditë në burg për të vetmin krim se kishte filmuar dhunën policore, dhe sot u pranua nga gjykata që unë të paraqes provën video 50 minutëshe ku ai është live duke filmuar derisa e sulmojnë dhe dhunojnë policët mgjths nuk po bënte asgjë (e filmuar nga fillimi deri në fund). E akuzojnë për 4 vepra penale pa asnjë provë!

Kjo nuk është Polici por organizatë kriminale mafioze xhelatësh militantë me uniformë! Nesër unë ju ftoj të ndezim qirinj dhe të bëjmë homazhe para Ministrisë së Brendshme në orën 19:00 aty ku ndezëm qirinjtë për Klodjan Rashën! Unë do të jem aty edhe për të mbrojtur fëmijën apo vëllain tënd që nesër të mos ketë ai radhën “të vetë/vritet” nga dhuna dhe torturat policore!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit