Real Madrid-Manchester City, formacionet zyrtare/ Pep dhe Ançeloti zgjedhin më të mirët

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 04.05.2022, 20:32

Do të luhet pas pak me fillim nga ora 21:00 sfida mes Real Madridit dhe Manchester Cityt e vlefshme për gjysmëfinalen e Champions League ku pritet të vendoset finalisti tjetër që do të përballet me Liverpooin në finalen e Parisit. Sfida e parë përfundoi 4-3 për Cityn dhe kualifikimi sot mbetet i hapur.

Ançeloti vjen me dy ndryshime në formacion, duke futur nga minuta e parë Kasemiron dhe gjithashtu Naçon në qendër të mbrojtjes, për shkak të dëmtimit të Alabas. Nga ana tjetër, për Guardiolës i janë kthyer dy krahët e mbrojtjes në formacion, me Kanselon dhe Kajli Uollker që e nisin që nga minuta e parë. Për sa i përket pjesës tjetër të ekipit, është po i njëjti si në sfidën e parë.

Formacionet zyrtare:

REAL MADRID: Kurtua, Militao, Naço, Mendi, Karvahal, Kros, Kasmiro, Modriç, Valverde, Vinisius, Benzema.

MANÇESTER SITI: Ederson, Dias, Laporte, Uollker, Kanselo, Rodri, De Brujne, Bernardo Silva, Mahrez, Foden, Zhezus.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit