Juventusi gjen pasuesin e Dybalës, gati akordi me Pulisic

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 04.05.2022, 15:40

Christian Pulisic i Chelseat ka përfunduar në listën e dëshirave të Juventusit, teksa shihet si pasuesi ideal i Paulo Dybalës. Babai i lojtarit pranoi këtë javë se po shqyrtonte opsionet e tij pas një sezoni të vështirë në Londër.

Situata e tij jo e qëndrueshme te Blutë ka bërë që Pulisic të përfundojë në listën e dëshirave të disa klubeve të njohura evropiane. Sipas gazetës italiane Tuttosport, Juventusi po ndjek nga afër zhvillimet e të ardhmes së Pulisicit.

Bardhezinjtë e shohin Pulisicin si një zëvendësues të mundshëm të Paulo Dybalas, i cili do të largohet kur kontrata e tij skadon në qershor. Pulisic ka luajtur vetëm dhjetë ndeshje në Premier League me Chelsean këtë sezon dhe ka një marrëveshje deri në vitin 2024, por aventura e tij duket drejt përfundimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit