Paulo Dybala do vetëm Interin, gati akordi

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 04.05.2022, 14:41

Me shumë gjasa, Paulo Dybala pritet të jetë përforcimi i parë i madh i Interit për sezonin e ardhshëm. Ylli argjentinas, i cili do të largohet nga Juventusi me parametra zero, është në prag të pranimit të ofertës të zikaltërve. Këta të fundit i kanë vendosur në pjatë një kontratë 4-vjeçare me 6 milionë euro në sezon plus bonuset.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, asnjëherë më parë, palët nuk kanë qenë afër dhe marrëveshja është shumë pranë realizimit. Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Juventusit në Serinë A, Paulo Dybala është aktivizuar gjithsej në 26 ndeshje nga ku ka shënuar 9 gola dhe ka dhuruar dhe 5 asiste për shokët e tij të skuadrës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit