Siguruan qëndrimin në elitë, te skuadra e Serisë A festojnë me këngë shqiptare

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 04.05.2022, 08:21

Empoli i shqiptarëve arriti objektivin sezonal 3 javë nga fundit i kampionatit, duke siguruar edhe matematikisht qëndrimin në elitën e futbollit italian. Një festë legjitime shpërtheu ditën e sotme në dhomat e zhveshjes së klubit ku aktivizohen futbollistët shqiptarë Nedim Bajrami, Ardijan Ismajli, Kristjan Asllani si dhe Samir Ujkani.

Nuk mund të mungonte dhe festat nën ritmet e muzikës shqiptare. Në një video të shpërndarë nga Ismajli në rrjetet sociale shikohet mesfushori Bajrami që kërcen nën ritmet e këngës së Shyrete Behlulit “Lum ajo, motra që ka”. Teksa kërcen Bajrami formon me duar edhe simbolin e shqiponjës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit