Klopp një “magjistar”, e dërgon Liverpoolin në 4 finale brenda një sezoni

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 04.05.2022, 07:59

Liverpooli është finalisti i parë i Champions League në këtë sezon. Të kuqtë arritën të mposhtnin në gjysmëfinale me përmbysje 2-3 Villarealin, duke siguruar kështu një biletë për në finalen e kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë.

Një arritje madhështore kjo dhe për trajnerin Jyrgen Klop. Viti 2022 është simbolika më e mirë e punës së jashtëzakonshme që ka arritur ky trajner, me ciklin që duket se nuk do të mbyllet kurrë. Liverpooli ka arritur në finalen e Champions League, në finalen e Carabao Cup dhe në finalen e FA CUP.

Të gjitha këto kanë ardhur brenda këtij sezoni, ndërsa një finale më vete është ajo që po zhvillohet për titullin kampion në Premier League, teksa skuadra e Klop është vetëm një pikë larg Manchester Cityt kryesues. Efekti Klop po mrekullon tifozët e Liverpoolit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit