“Çmendet’ futbollisti, tenton të godasë arbitren se e ndëshkoi me të kuq

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 03.05.2022, 16:27

Në ndeshjen e “Play-Off”-it të Serisë B braziliane mes Retros dhe Nautikos, e cila përfundoi me kualifikimin me penallti të miqve, ka ndodhur një incident në minutën e 22-të. Pasi ka goditur me bërryl kundërshtarin, mesfushori Zhan Karlos ndëshkohet me karton të kuq duke lënë skuadrën e tij, Nautiko me 10 lojtarë.

Menjëherë sapo arbitrja i drejton kartonin e kuq ai i vërsulet për ta sulmuar pasi sipas tij ishte një gabim i gjykuar nga kryesorja. Një ngjarje që nuk lë aspak shije të mirë ku pamjet e tregojnë mjaft qartë të gjithë dinamikën e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit