Makina e Refik Halilit futet në parakalim të gabuar, rrezikon jetën e qytetarit

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 03.05.2022, 14:46

Parakalimet e gabuara janë një nga shkaktarët kryesor të aksidenteve në Shqipëri. Çdo ditë JOQ ALBANIA raporton për aksidente në çdo qytet të Shqipërisë për të sensibilizuar shoferët që të udhëtojnë me kujdes kur janë në timon.

Mirëpo, duket se, jeta e qytetarëve që udhëtojnë me kujdes është në rrezik nga milionerët në Shqipëri, që nuk pyesin aspak për rregulla.

I tillë është rasti i presidentit të klubit Tirana, Refik Halili. Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, automjeti i tij tip TOYOTA me targa AA999IZ, futet në një parakalim të gabuar dhe për pak sa nuk përplas makinën e qytetarit që është në rrugën e tij, i cili ka dërguar edhe videon.

Është alarmante kur shëh të tilla ngjarje dhe përgjegjësi nuk mban askush, ndërsa policia vendos gjoba nëpër lagje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit