Tifozja e vogël i lutet Kavanit mos largohet nga Mançester United

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 03.05.2022, 13:50

Manchester United po përgatitet për një revolucion në fund të sezonit. Pas ndeshjes së fundjavës me Brendfordin, ku djajtë fituan 3-0, shumë tifozë qëndruan në mes të shiut jashtë stadiumit, për të takuar disa nga lojtarët që do t’i thonë lamtumirë klubit në fund të këtij sezoni.

Njëri prej tyre është edhe sulmuesi uruguaian, Edinson Kavani, i cili mori një dhuratë t6ë veçantë nga një tifozë e vogël që e priste jashtë dyerve të “Old Trafford”. Si fillim ajo e përqafoi sulmuesin mes lotëve, duke i kërkuar të mos largohet dhe më pas i mori një autograf.

Gjithashtu, ajo in dha Kavanit një rrip për flokët, diçka që uruguaiani e vendos në çdo ndeshje. Kavani e vuri menjëherë, duke ja bërë mbrëmjen e paharrueshme tifozes së vogël, e cila nuk i ndalonte dot lotët e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit