Futbollistët e menaxhuar nga Mino Raiola zgjedhin të ardhmen pas vdekjes së tij

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 03.05.2022, 09:11

Një nga agjentët më të famshëm në botën e futbollit, Mino Raiola ka ndërruar jetë para dy ditësh. Raiola u largua nga kjo botë në moshën 54-vjeçare, ndërsa emri i tij do të mbahet gjatë në mendjen e tifozëve të futbollit, por edhe të klubeve. Agjenti italo-holandez ka pasur nën menaxhim të tij dhjetëra futbollistë të famshëm, ku të gjitha klubet që kanë punuar me të e kanë konsideruar si shumë të vështirë për të gjetur gjuhë të përbashkët.

Megjithatë shumë pyetje ka pasur nga tifozët e futbollit se çfarë do të ndodhë tani me futbollistët që ishin nën menaxhimin e Minos pas vdekjes së tij. E përditshmja spanjolle Marca ka raportuar se të gjithë futbollistët do t’i mbeten besnik agjensionit të Raiolas. Përveç të ndjerit Mino, në këtë agjension me futbollistët ka punuar edhe kushëriri i tij Vincenzo Raiola, ku tani e gjithë barra do të jetë mbi supet e tij.

Nga Zlatan Ibrahimovic te Erling Haaland, Mario Balotelli, Gianluiggi Donnarumma, Marco Verratti, Matthijs de Ligt, Paul Pogba, Denzel Dumfries, Ryan Gavanberch, Stefan de Vrij e të tjerë futbollistë i kanë premtuar besnikëri agjensionit dhe do të vazhdojnë të mbetën aty.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit