Dita Botërore e Shtypit/ Sa e lirë është media në Shqipëri?

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.05.2022, 08:32

3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit e cila u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në dhjetor të vitit 1993, sipas rekomandimit të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s. Që nga ai vit, dita e përvjetorit të Deklaratës së Windhoek, një promovim mbi Shtypin Afrikan të Pavarur dhe Pluralist, organizohet më 3 maj në mbarë botën si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit.

Po sa e lirë është media sot dhe sa respektohet puna dhe përkushtimi i një gazetari? Vlen të theksohet se liria e medias është në rrezik për shkak të një sërë faktorësh, përfshirë këtu ndikimi nga pronarët e mediave që mund të kenë lidhje me qeverinë ose opozitën, ose kërcënimi nga bota e krimit. Një mosrespektim ndaj figurës së gazetarit ka shfaqur shpesh herë edhe kryeministri Edi Rama i cili shpesh herë u drejtohet me termin ‘’kazan’’, teks media shihet nga udhëheqësit e zgjedhur në mënyrë demokratike, si kundërshtare ndaj të cilës shfaqin hapur urrejtjen e tyre.

Sot si dita e gazetarëve duhet të shërbejë për t’ua rikujtuar qeveritarëve nevojën e respektimit të përkushtimit të tyre për lirinë e shtypit. Situata e lirisë së shtypit në Shqipëri është përkeqësuar dhe kjo bazohet tek mosndëshkimi për sulmet e kohëve të fundit ndaj gazetarëve, tek politikanët kryesorë që fyejnë dhe shpifin punonjësit e medias dhe tek zyra e kryeministrit dhe kryetarit të Bashkisë Tiranë të cilët refuzojnë qasjen ndaj gazetarëve kritikë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit