I luteshin Veliajt prej 6 muajsh, banorët “përveshin mëngët” dhe rregullojnë pusetën vetë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.05.2022, 21:47

Një grup banorësh të rrugës Ylbere Bylykbashi në Tiranë kanë rreth 6 muaj që i luteshin Bashkisë Tiranë të drejtuar nga Erion Veliaj që t’u rregullonte një pusetë në këtë rrugë. Por siç shprehen banorët, askush nga bashkia “nuk e vuri ujin në zjarr”. Duke parë mungesën e reagimit të institucionit vendor, banorët panë, ç’panë, “përveshën mëngët” dhe iu futën punës vetë duke e rregulluar pusetën. Nuk dihet ndërkaq se përse duhen paguar taksat, kur askush në bashki nuk bën punën që duhet të bëjë.

Në vijim mesazhi i qytetarëve:

Pershendetje Joq, punët e bashkisë i bëjmë ne populli, bashkia merr leket... Kemi 6 muaj rresht qe bëjmë kerkese per te na e rregulluar kete pusete dhe asnjë se ve ujin ne zjarr. Prandaj u detyruam ta bejme vete. Ndodhet ne rrugën Ylbere Bylykbashi, pranë rajonit yte policisë numër 2. Flm nqs e poston!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit