Pësoi atak në zemër gjatë ndeshjes, vdes futbollisti 29-vjeçar në Greqi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.05.2022, 08:25

Një futbollist 29-vjeçar ka vdekur në një stadium në Lamia, pasi ka pësuar infarkt në zemër. Ngjarja tragjike ka ndodhur në stadiumin e Neos Krikellos, ku Iraklis Roditsas po luante kundër Divrit. Sipas mediave greke i riu luajti në pjesën e dytë dhe rreth një çerek para përfundimit të ndeshjes u ndje keq dhe u largua i vetëm në dhomën e zhveshjes ku u rrëzua.

Mjeku i ndeshjes dhe një infermier që ndodhej në stadium për të ofruar ndihmën e parë kanë nxituar për ta shpëtuar por futbollisti nuk iu përgjigj përpjekjeve për rikuperim. Më pas ai u transportua me autoambulancë në urgjencën e spitalit të Lamisë, ku mjekët konstatuan vdekjen e tij. Të gjithë bashkëlojtarët e tij dhe lojtarët e skuadrës së Iraklis Roditsas janë të trishtuar nga humbja e futbollistit 29-vjeçar, i cili në fakt pas pak muajsh do të bëhej baba, pasi bashkëshortja e tij është shtatzënë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit