Milani vazhdon me fitoret në Serinë A, duke u afruar gjithnjë e më shumë me titullin kampion, kur kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi i kampionatit. Ekipi i Stefano Piolit ka mundur me rezultat minimal 1-0 Fiorentinën në “San Siro”. Heroi ishte Rafael Leao me golin e tij.
Loja nisi me shumë raste për kuqezinjtë, por që nuk mundën të finalizonin. Atëherë kur sfida mendohej se po shkonte drejt fundit, ishte portugezi Leao, i cili përfitoi në mënyrën më të mirë nga një gafë e portierit Terraçiano, për t’i dhënë tre pikët Milanit.
Kështu skuadra e Piloit vazhdon të jetë në vendin e parë në renditje me 77 pikë dhe tani shpreson për një tjetër gafë të Interit, për të thelluar akoma më shumë diferencën me rivalët. Zikaltërit janë 72 pikë dhe luajnë në orën 18:00 ndaj Udineses.