PAMJE TË RËNDA/ Tentativë vrasjeje tek “Kthesa e Kamzës”, i riu goditet me leva hekuri

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01.05.2022, 16:14

Një tentativë vrasje është regjistruar sot në Tiranë. Pamjet që do të shihni më poshtë janë mjaft të rënda, ku shihet që disa të rinj dhunojnë me grushta dhe levë hekuri një djalë, i cili përpiqet të mbrohet sa të mundet. I riu, i veshur me të zeza, ende i paidentifikuar, goditet pa pushim me grushta, shqelma dhe levë hekuri.

Ngjarja ka ndodhur konkretisht, pranë "Kthesës së Kamzës", në një nga kioskat e stacioneve të urbanit.

Polica ende nuk ka reaguar për ngjarjen. Nuk dihet pse ka ardhur ky konflikt, por shihet qartë që të rinjtë kanë dashur të eleminojnë djalin me të zeza, pasi goditjet me lëvë hekuri janë shumë të forta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit