Emocionet në derbin e Genoas, portieri puth kundërshtarin që humbi penalltinë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 01.05.2022, 13:13

Një episod i veçantë dhe emocionues ka ndodhur në derbin e Genoas ku Sampdoria triumfoi minimalisht me rezultatin 1-0. Në fundin e ndeshjes, ka ndodhur një gjest fanstastik dhe i rrallë. Krishito, i cili u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë ka humbur shansin e një barazimi të takimit në minutën e 90+6′ pasi nuk ia doli me sukses të realizonte penalltinë në frymën e fundit, ku portieri Audero e ka pritur atë top.

Menjëherë pas pritjes së topit, portieri i Sampdorias shkoi ta “ngushëllonte” kapitenin e Xhenoas, i cili mbeti i shtangur duke mos i besuar syve. Një gjest unik që u bë viral menjëherë në rrjet. Pamjet:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit