Festa e titullit, kërcimi i Ançelotit me Vinicius bëhet “hit” në internet

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 01.05.2022, 09:00

Real Madridi ka festuar dje titullin e radhës kampion në Spanjë, duke bërë që të shpërthejë entuziazmi dhe festa për tifozët e kësaj skuadre, e padyshim edhe për lojtarët e stafin e skuadrës madrilene. Këta të fundit, kanë vendosur t’u bashkohen qindra mijëra tifozëve në shatërvanin e famshëm “Cibeles” në Madrid ku Reali feston të gjithë trofetë e tij historikisht.

festës është bashkuar edhe vetë trajneri Karlo Ançeloti,. Ky i fundit shpesh shfaqet si një personazh mjaft i përmbajtur para kamerave, por këtë herë tekniku italian ka qenë protagonist i festës, ashtu siç kishte premtuar para sfidës së fituar me Espanjol. Ai arriti deri aty sa në një moment, nisi edhe të kërcejë me brazilianin Vinicus. Pamjet e këtij kërcimi janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale duke u kthyer në virale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit