Spitali “ushtarak” kujtohet befas se i ka mbaruar ushqimi, i jep Nikolin Jakës me emergjencë 130 milionë për ta blerë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30.04.2022, 22:08

Një rast tepër flagrant ka ndodhur së fundmi nëpërmjet një tenderi për gatimin e vakteve dhe shpëndarjen e ushqimit në ish-spitalin ushtarak, i njohur zyrtarisht si Spitali Universitar i Traumës në Tiranë. Duket se “befas” stafi i këtij spitali është kujtuar se i ka mbaruar ushqimi për të sëmurët dhe ka hapur nje tëndr me emrgjencë që t’i ushqejë. Kjo duket që në objektin e tenderit i cili është: “Shërbim i gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit për SUT, për nevoja emergjente”.

Drejtoria e spitalit e ka realizuar këtë tender me procedurë me negocim, pa njoftim duke ia dhënë “direkt e në dorë” paratë vetëm fituesit, pra pa konkurrencë. Fituesi rezulton të jetë firma SORI-AL në pronësi të Alma Tafanit, gruas së Nikolin Jakës. Kjo kompani ka fituar tenderin me një ofertë me vlerë sa 99.9% e findit limit! Pra nëse fondi limit i tenderit ka qenë 10,993,750 lekë të reja pa TVSH, kompania e Nikolin Jakës ka ofruar 10,985,479 lekë të reja pa TVSH ose rreth 130 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Sa për statistikë, bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-26402-04-26-2022. Ndërkaq një tjetër element që i shton dyshimet për këtë tender është edhe koha mjaft e shkurtër midis datës së hapjes dhe datës së mbylljes së tij. Kështu rezulton se tenderi është hapur në datë 26-04-2022 Ora : 14:30 dhe është mbyllur 28-04-2022 Ora : 10:00. Pra praktikisht i është lënë thuajse vetëm 1 ditë afat për të mbyllur gjithçka dhe për të shpallur fituesin, që në rastin konkret është kompania e NIkolin Jakës e cila ka fituar me një ofertë të barabartë me 99.9% të fondit limit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit