Rrotat e “Go Green” fundosën Benzin tek Lumi Lana, raportohet për 6 persona të plagosur

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.04.2022, 20:56

Detaje të reja lanë dalë në dritë në lidhje me aksidentin e ndodhur në Tiranë, ku një autobus dhe një makinë përfunduan brenda Lumit Lana. Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dhe janë dërguar në spital dy pasagjerët e automjetit që u përplas me autobusin. Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se numri i personave të plagosur ka shkuar në 6.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 29.04.2022, rreth orës 20:10, në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një automjet, dhe si pasojë drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe ka rënë në Lumin Lana.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dhe janë paraqitur në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën dy pasagjerët e automjetit që u përplas me autobusin. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit