Eksperti i UFO-ve: Pulëbardhat janë dërguar në Tokë nga alienët për të mbledhur informacion për njerëzimin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.04.2022, 18:31

Një ish-ekspert UFO-sh ka thënë se pulëbardhat mund të jenë spiunë që alienët kanë dërguar në Tokë për të mbledhur informacion mbi njerëzimin.

Nick Pope, i cili ka punuar edhe si këshilltar i qeverisë britanike u ka bërë madje thirrje njerëzve që të mos kenë besim tek pulëbardhat.

UFO Expert Believes Seagulls Could Be Alien Spies Sent To Earth To Gather Evidence

Ai tha se përveç “vjedhjes” së patatinave dhe në përgjithësi ushqimeve, ato mund të paraqesin një kërcënim më serioz duke mbledhur prova për alienët.

UFO Expert Believes Seagulls Could Be Alien Spies Sent To Earth To Gather Evidence

“Gjatë gjithë kohës pulëbardhat janë duke ju spiunuar dhe regjistruar gjithçka. Ato dërgojnë informacione tek alienët. Kështu që herës tjetër kur jeni duke goditur një mizë kujdes se mund të jeni duke nisur një luftë ndër-yjore. Çdo civilizim që vjen këtu nga sisteme të tjera yjore, padyshim që ka teknologji që për ne duket si magji, prandaj dhe janë të aftë të vendosin kamera ose regjistrues në çdo krijesë dhe më pas t’i kontrollojnë ato.”-është shprehur Nick Pope për mediat e huaja.

Seagulls could be alien spies sent to watch us, UFO expert claims - Mirror Online

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit