Milani bën “hile”, nuk lë bileta për tifozët miq ndaj Fiorentinës

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 29.04.2022, 17:41

Milani luan të dielën ndaj Fiorentinës në San Siro një nga ndeshjet më vendimtare të këtij sezoni. Megjithatë, klubi kuqezi ka bërë një truk, duke lejuar vetëm 200-300 tifozë të Fiorentinës në stadium. Drejtori i Fiorentinës, Joe Barone, sulmoi klubin kuqezi, duke thënë se ata kishin treguar mungesë respekti duke lejuar tifozët e tyre të blinin bileta për sektorin mik.

Sipas gazetës La Repubblica, vetëm një numër i vogël tifozësh të Fiorentinës do të jenë në sektorin mik të dielën, ndërsa pjesa tjetër e stadiumit, me mbi 75 mijë tifozë, do të jetë i ngjyrosur kuqezi. Milani nxori në shitje të gjitha biletat pa kufizime, kështu që tifozët e tyre u lejuan të blinin bileta hyrje edhe në sektorin e dedikuar për tifozët e Fiorentinës. Ndeshja pritet me interes nga i gjithë opinioni sportiv në mbarë botën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit