Sipas një denoncimi të një prindi, rezulton se Erion Veliaj nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve të Bashkisë Tiranë është duke i përdorur fëmijët si burim informacioni për kompaninë private “PFIZER” dhe oligarkun e shëndetësisë Janis Karathano.
Një prind i alarmuar ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ Albania, se pak ditë më parë është shpërndarë në kopshtet e Tiranës, përkatësisht në kopshtin numër 36, një letër e cila u kërkon prindërve të autorizojnë kompaninë farmaceutike PEGASUS SHPK në pronësi të Janis Karathano të marrë të dhëna si gjatësia, pesha dhe mosha për të gjithë fëmijët e kopshtit.
Janis Karathano është njëri prej oligarkëve që ka marrë tendera pa fund në vlera të mëdha në shëndetësi. Por çfarë shkruan ky dokument? Që në fillim thuhet qartë se bëhet fjalë për një “fushatë depistimi” që do realizohet nga kompania farmaceutike PEGASUS në bashkëpunim me kompaninë PFIZER, departamentin e Endokrinologjidsë pranë Shërbimit të Pediatrisë së Specialiteteve në QSUT dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve të Bashkisë Tiranë për të realizuar një fushatë “depisitmi” për identifikimin e rasteve me deficencë të prodhimit të hormonit të rritjes në fëmijët e moshave 2-6 vjeç në çerdhet dhe kopshtet e Tiranës.
Por nëse lexojmë mes rreshtave ngrihen disa pikëpyetje mjaft të mëdha. Përshembull, çfarë lidhje kanë kompania farmaceutike PEGASUS e Janis Karathanos dhe gjithashtu edhe PFIZER, dy kompani private farmaceutike, që të mbledhin informacion për fëmijët shqiptarë që frekuentojnë çerdhet dhe kopshtet e Tiranës? Kjo është një detyrë e shtetit në rastin më të mirë. A ka lidhje mes faktit që kontrata e blerjes së vaksinave ANTI-COVID të kompanisë PFIZER është sekrete për publikun me faktin e mbledhjes së këtyre të dhënave? A ka marrë Shqipëria vaksina PFIZER me çmim më të mirë apo falas në këmbim të dhënies së informacioneve për fëmijët shqiptarë ndaj kompanisë farmaceutike PFIZER?
Ndërkaq redaksia e JOQ Albania kontaktoi me e-mail me pëfaqsuesen e kompanisë PEGASUS SHPK emri i së cilës shfaqet në dokumentin e shpërndarë dhe mori reagimin e mëposhtëm: