Interi merr vendim për të ardhmen e Inzagit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 29.04.2022, 15:07

Interi u mund para dy ditësh nga Bolonja në ndeshjen vendimtare të sezonit. Gjithsesi, pavarësisht kësaj situate, Simone Inzagi nuk preket. Pavarësisht shpalljes ose jo kampion Italie, duket se trajneri ka fituar besimin e klubit zikaltër dhe në përfundim të këtij sezoni do të firmosë rinovimin e kontratës me klubin milanez.

Trajneri që ka ende një vit kontratë dhe përfiton 4.5 milionë euro nga ajo aktuale, pritet të jetë trajneri i zikaltërve deri në 2025-ën, një zgjatje dy-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 5.5 milionë euro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit