U raportua se nuk jetonte më, Ibra shkon të takojë nga afër Mino Raiolën

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 29.04.2022, 07:43

Lajmi për vdekjen e Mino Raiolës pushtoi mediat në mbarë botën me vërtetësinë e tij që u përgënjeshtrua më vonë edhe nga vetë agjenti italian i cili tregoi me anë të një postimi në “Tweeter” se është gjallë. Gjendja e Raiolës sidoqoftë nuk është e mirë dhe kjo ka bërë që shumë njerëz të afërt me të të shqetësohen për shëndetin e 54-vjeçarit, siç është dhe rasti i Zlatan Ibrahimoviç.

Sipas “SportMediaset”, sulmuesi suedez ka shkuar personalisht ne spitalin “San Raffaele” ku ndodhet Raiola për ti qëndruar pranë në këto momente të vështira për të. Raiola dhe Ibrahimoviç kanë qenë protagonist në të shkuarën në shumë transferime të bujshme të sulmuesit përreth europës. Për vdekjen e agjentit të famshëm raportuan mediumet më të mëdha italiane, por edhe ato ndërkombëtare, përfshirë Eurosport, AS, BBC, Marca e shumë të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit