Ronaldo rikthehet me gol, United dhe Chelsea ndajnë pikët

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 28.04.2022, 22:47

Manchester United-Chelsea u mbyll në barazim 1-1. Sfida e luajtur në “Old Trafford” ishte e vlefshme për javën e 37-të të Premier Ligës dhe nuk pati fitues. Takimi nisi me një ritëm shumë të ulët, ku skuadrat nuk prodhuan shumë raste dhe golat munguan.

Në pjesën e dytë, diçka ndryshoi dhe të dyja ekipet kërkuan më shumë, me Chelsean që shënoi i pari në minutën e 60’. Por vetëm pas dy minutash, ishte Ronaldo që barazoi çdo gjë, duke u rikthyer me gol pas humbjes së vogëlushit të porsalindur.

Në fund mbyllet gjithcka barazim. Kështu Chelsea vazhdon të renditet në vendin e tretë në Premier Ligë, ndërsa united ende lufton për të arritur Ligën e Kampionëve, me çdo gjë që bëhet akoma më e vështirë për ta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit