Ogerta Manastirliu ministresha e FERRIT, do u japë oligarkëve të Shëndetësisë 50 MILIARD Lekë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.04.2022, 11:16

Një letër e Ton Daans ish-këshilltarit holandez të ish-ministres së Drejtësisë Etilda Gjonajt nxorri publikisht fytyrën e vërtetë të Shëndetësisë shqiptare, sektorit ku derdhen më shumë para pas Infrastrukturës e ku jo vetëm shqiptarët, por të huajt skandalizohen nga shërbimi që u ofrohet.

Danns e përshkoi eksperiencën tek Trauma e Edlira Bodes një makth të vërtetë, ku në atë spital shkroi ai se nuk kishte as letra higjienike, çarçafët nuk ishin të pastër, ndërsa uji i pijshëm ishte luks. Për sa i përket aparaturave, Daans i përshkroi si tejet të vjetëruara e shërbimi i mjekëve kishte skandalizuar ata holandezë kur kishte shkuar për t’u rivizituar në Eindhoven.

Pavarësisht se në këtë letër shpërlahet e gjithë propaganda e Ramës dhe Manastirliut në ERTV, dalin në pah probleme akoma edhe më të rënda. Si për shembull kush i merr paratë e tenderave publikë për mallra dhe shërbime të tilla dhe gjendja vazhdon të jetë e njëjtë?!

Pra Daans vetëm me eksperiencën e tij të shkurtër na tregoi se paratë për tenderat e larjes së çarçafëve, ujit të pijshëm, blerjes dhe mirëmbajtjes së aparaturave u shpërndahen klientëve të Ramës dhe Manastirliut dhe popullit i duhet të durojë ‘Shëndetësinë shqiptare ekuivalente me FERRIN’.

Të gjitha këto denoncime në adresim të gjendjes së Shëndetësisë në vend, janë prova që SPAK të nisë hetimet për shpërdorimin e parave publike, dhe pyetja që bie është: PSE Arben Kraja bën sikur i shpëtojnë çështje të tilla kaq sensitive?! Mbase sepse ka mjaftueshëm sa vetë dhe të afërmit t’i shtrojë në spitalet private?!

Së fundmi, ministresha e Ferrit, Ogerta Manastirliu në një tender me vlerë marramendëse mbi 50 MLD Lekë me TVSH që përbëhet nga 128 lote, përbën një pjesë shumë të madhe të Buxhetit të Shtetit për Shëndetësinë për vitin 2022 i cili u akordua në vlerën 91 MLD e 365 MLN LEKË.

Ky tender përbëhet kryesisht nga kërkesa për mallra, barna dhe faktorë për koagulimin e gjakut që variojnë në vlerën më të lartë nga 2 MLD Lekë, 1.8, 1.5.,1.2, 1 MLD Lekë.

Tenderi me vlerën më të lartë është Loti 73 Human Coagulation Factor VIII ose Human Coagulation Factor VIII + Human Von Willenbrand Factor me vlerë Fondi Limit mbi 2 MLD Lekë pa TVSH.

Kjo shumë marramendëse nga taksat tona do u hyjë në xhep oligarkëve të Shëndetësisë, miqve të ministreshës me jahte, apo të futur si ekologjikë në autobusët e Unazës.

Por pavarësisht kësaj, edhe pas këtij tenderi gjendja në Shëndetësi do të vijojë e njëjtë… Ilaçet, medikamentet do vazhdojnë të mungojnë dhe personeli do na drejtojë në farmacitë e lidhura me spitalet për të rritur përfitimin e bizneseve të oligarkëve të kësaj fushe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit