I shënoi Interit golin e fitores, Sansone: Shpresoj që Maldini të më marrë te Milani

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 28.04.2022, 08:06

Bolonja ka ka bërë surprizën e madhe mbrëmjen e djeshme duke mundur 2-1 Interin dhe duke i dhënë një goditje të rëndë shanseve të tyre për titullin kampion. Autori i golit të fitores madhështore për Bolonjën ishte Nikola Sansone, i cili pas ndeshjes është shfaqur me shumë humor para kamerave duke i bërë një ftesë të hapur Milanit që ta blinte në skuadër.

Ai tha:

Duhet që të besosh gjithmonë, edhe kur duket e pamundur. Portieri gaboi dhe unë e dërgova topin në rrjetë. Kjo ishte një fitore e bukur, kemi bërë mirë ndaj skuadrave të mëdha. Mihajloviç është gjithmonë me ne, para ndeshjes na karikoi. Ky gol është i rëndësishëm, shpresoj që Maldini apo ndokush nga Milani të më telefonojë pasi kështu ndoshta vitin tjetër do të luaj në Champions League.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit