Portieri i Interit në gjendje të rëndë psikologjike pas gafës, shoku i skuadrës i del në mbrojtje

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 28.04.2022, 07:28

Gafa e rëndë e portierit Radu në minutën e 81-të në sfidën ndaj Bolonjës, mund t’i kushtojë Interit humbjen e titullit kampion, kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje nga fundi i kampionatit. Vendasit e Mihajloviçit, triumfuan me rezultatin 2-1, duke i dhënë një goditje të rëndë interistëve.

Në fund të takimit, portieri i Interit, Radu, shpërtheu në lot duke u ndjerë fajtor për këtë humbje. Ndërkohë që shoku i skuadrës, holandezi Dumfris, përpiqet ta ngushëllojë bashkë me Korrean, portierin e ri. Në një moment, Dumfris shihet teksa bllokon kamerën, për të mos filmuar momentin kur rumuni Radu është duke lotuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit